Skafi rrezikoi të përmbysej, shpëtojnë mrekullisht 7 turistët në Karaburun

Policia Kufitare e Vlorës ka shpëtuar një grup pushuesish të cilët rrezikuan jetën pasi skafi me të cilin po lëviznin po përmbysej.

Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në zonën e Karaburunit në afërsi të gjirit të Shën Vasili.

Në skaf kanë qenë shtatë persona pesë të rritur dhe dy fëmijë, ndërkohë që mjeti po mbushej me ujë dhe rrezikohej të përmbysej skafisti është afruar afër bregut ku ka mundur të shpëtojë pushuesit.

Policia Kufitare ka mbërritur në vëndgjarje dhe ka marrë shtatë pushuesit dhe i ka sjellë në Tri Port pa asnjë dëmtim.


Shtuar 10.07.2021 17:58