Mësimi i fëmijës tonë sesi të sillet në vende publike dhe veçanërisht në kohën e vaktit mund të jetë një sfidë e madhe ose diçka shumë e natyrshme dhe e lehtë.
Kjo varet kryesisht nga ne dhe durimi që do të tregojmë, por edhe nga temperamenti dhe karakteri i fëmijës sonë.
Sigurisht, kemi peshën më të madhe, pasi ka shumë pak raste kur një fëmijë me udhëzimet e duhura nuk përgjigjet në përputhje me rrethanat.
Ekzistojnë disa rregulla themelore që mund t’ja mësoni fëmijës tuaj që në moshë të vogël. Ato janë:
- Mos përdorni celularin tuaj ndërsa jeni ulur në tryezë
- Lani duart para se të uleni
- Nëse ulet në mënyrë të gabuar në karrige, korrigjojeni atë. Shpina e tij duhet të jetë e drejtë dhe të qëndrojë në pjesën e pasme të karriges.
- Mësojeni fëmijën tuaj se si të mbajë takëmet
- Mos filloni të hani para se të gjithë të ulen në tryezë
- Mos flisni me një gojën plot dhe mos përtypni me gojën hapur ose duke bërë zhurmë.
- Shpjegojini atij se nuk është e sjellshme të zgjasë dorën përpara dikujt ndërsa ha./albeu.com