Situata në Mitrovicën e Veriut vijon e tensionuar, teksa në orët e vona të së premtes janë hedhur dy shok-bomba.
Zëvendës drejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, i ka thënë Gazetës Express se njëri shpërthim ka ndodhur në afërsi të stacionit policor dhe tjetri në qytet.
Ai ka thënë ndër të tjera se situata është qetësuar, pasi policia ka qenë e pranishme.
“Mbrëmë kanë ndodhur dy shpërthime pas gjuajtjes me shok bomba. Njëri shpërthim ka ndodhur në afërsi të stacionit policor në Mitrovicë të Veriut, dhe tjetri në qytet. Policia ka pasur shtrirje në gjithë veriun dhe situata është qetësuar”, ka deklaruar Elshani.