Situata e përmbytjeve, Peleshi: Nuk jemi në skenarin më të keq të mundshëm

Në mbledhjen e Shtabit të Emergjencave Civile, ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka thënë se trupat dhe mjete janë dislokuar në Shkodër dhe se situata e krijuar në këtë qark nuk është në skenarin më të keq të mundshëm.

Ai u kërkoi bashkive të përdorin fondin e alokuar për emergjenca. Gjithashtu i bëri ftesë kryebashkiakut të Shkodrës Bardh Spahia, të ulet me të në tavolinë dhe të diskutojnë.

“Përdorni fondin që kemi alokuar në buxhet për përballimin e emergjencave. Jy është momenti që pa procedura burokratike, bashkitë të përdorin. Nuk jemi në skenarin më të keq të mundshëm. Shpresojmë që të kemi një rënie të reshjeve dhe prurjeve. Ne e kemi bërë shumë fleksible performacën tonë, janë 240 trupa në terren. Më vjen keq që hapet panik duke përmendur 2010, jemi shumë larg nga ai skenar. Spahia është i ftuar të ulet në tavolinë dhe të diskutojmë”, tha Peleshi./albeu.com


Shtuar 21.11.2022 14:36