Situata e Covid-19 në Maqedoni

Ministra e Shëndetësisë ka njoftua se në 24 orët e fundit prej 2.776 testimeve të kryera kanë rezultuar 310 raste pozitive me kovid-19, prej tyre 48 janë ri-infektime.

Në periudhën e njëjtë kohore janë shëruar 355 të infektuar, ndërsa kanë humbur jetën katër persona si pasojë e koronavirusit, ndërsa sipas regjistri Termini Im më datë 26.03.2022 janë regjistruar edhe dy të vdekur.

Që nga fillimi i pandemisë në vendin tonë, numri i të diagnostifikuarve ka arritur në 305.423, i të shëruarve në 294.427, i të vdekurve në 9.214, kurse momentalisht numri i rasteve aktive rezulton në 1.782.


Shtuar 29.03.2022 17:41