Situata e Covid-19 në 24 orët e fundit në Maqedoni

26 të vdekur dhe 2.341 persona të infektuar me Covid-19, është bilanci i 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut. Tetë prej viktimave ishin persona plotësisht të vaksinuar. Vetëm në Shkup janë regjistruar 1.146.

308 prej rasteve të reja ishin riinfektuar, kurse 1.470 ishin shëruar. Në Shkup ndërruan jetë dhjetë persona, në Tetovë  dhe Velse nga dy persona, Gjevgjeli, Kavadar, Kriva Pallankë, Kumanovë, Makedonska Kamenica , Ohër dhe Strumicë nga një person. Në sistemin Termini Im është regjistruar vetëm një vdekje që kishte ndodhur më 19 janar, ndërsa nga Gjevgjelia janë raportuar edhe katër vdekje që kishin ndodhur para dy javëve.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me KOVID në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë është 259.328, numri i të shëruarve është 230.206, numri i të vdekurve është 8.266, ndërsa numri i rasteve aktive është 20.856.


Shtuar 25.01.2022 19:22