Gjendet pa shenja jete një 72-vjeçar në Vlorë

Një 72-vjeçar në Vlorë është gjetur pa shenja jete në lagjen “Pavarësia”. Nga këqyrja paraprake, nuk i janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se vdekja ka qenë natyrale.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 25.01.2022, rreth orës 17:30, në lagjen “Pavarsia”,  Vlorë është gjetur pa shenja jete, në banesën  e tij  shtetasi  R. P.,  72 vjeç. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune, paraprakisht dyshohet vdekje natyrale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes./albeu.com


Shtuar 25.01.2022 19:28

Tags: ,