Situata drejt normalizimit, mbyllet spitali Covid-2

Qershori ka nisur me lajme të mira përsa i përket pandemisë Covid-19 në vendin tonë. Një ditë pas lehtësimit të masave, bëhet e ditur që spitali “Shefqet Ndroqi” i njohur gjatë kësaj periudhe si Covid-2 , që ka shërbyer për pacientët e sëmurë me koronavirus, është mbyllur.

Tashmë, spitali do t’i kthehet funksionit si Sanatorium dhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka njoftuar se 17 pacientët e fundit me Covid do të transferohen tek Infektivi.

Kujtojmë se “Shefqet Ndroqi” u kthye në spital Covidi në fund të marsit të vitit 2020./albeu.com


Shtuar 2.06.2021 11:20