Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku në fjalën e saj në Kuvend, foli për projektin hekurudhor Vorë-Hani i Hotit. Gjatë fjalës së saj Balluku nënvizoi se përveç këtij projekti është gati projekti kombëtar hekurudhor Durrës-Prishtinë.
Ndërsa nënvizoi se qëllimi është që sistemi hekurudhor të jetë në linjë të plotë me kërkesat europiane.
“Të gjitha iniciativat e BE janë shumë të rëndësishme për zhvillimin e sektorit të hekurudhave shqiptare dhe do të kenë përparësi në vendin tonë. Qeveria shqiptare ka bërë një punë të jashtëzakonshme për të arritur standardet e Bashkimit Europian. Falë punës për arritjen e objektivave madhorë, kemi arritur të fitojmë besimin e partnerëve tanë si BE që ka vendosur të investojë 133 milionë në formën e një granti pas asnjë kosto për shtetin shqiptar. Pas pak javësh do të hapim garën për ndërtimin e Portit më të madh të Ballkanit Perëndimor, Porto Romanos. Kjo paketë që do të votojmë sot kompleton projektin e Portit të Durrësit. Ne po mbështesim marrëveshjen me BERZH sa i përket projektit për ndërtimin hekurudhor Vorë-Hani i Hotit”, tha ajo.
Më tej Balluku theksoi se parashikohet që shpejtësia e trenave që do të lëvizin në Vorë-Hani i Hotit do të jetë 120 km/orë. Bëhet fjalë që të gjitha linjat do të jenë linja të elektrifikuara.
Parashikohet ndërtimi i 12 stacioneve hekurudhore, dhe ndërtimi i 112 urave.
Ndërsa shtoi se me ndërtimin me ndërtimin e kësaj linje pritet një fluks me 2.3 milionë udhëtarë një vit.
“Shqipëria tashmë është kthyer në destinacion turistik ndërkombëtar”, tha ndër të tjera Balluku.