Sistemet raketore nga SHBA mbërrijnë në Ukrainë

Sistemet raketore të artilerisë me lëvizshmëri të lartë (HIMARS) nga Shtetet e Bashkuara kanë mbërritur në Ukrainë, tha të enjten ministri i Mbrojtjes Oleksii Reznikov.

“HIMARS kanë mbërritur në Ukrainë. Faleminderit kolegut dhe mikut tim ???????? @SecDef Lloyd J. Austin III për këto mjete të fuqishme,” shkroi Reznikov në Twitter.

HIMARS është një sistem raketash me shumë lëshime i zhvilluar për ushtrinë amerikane në vitet 1970. Ai mbart një pod të parangarkuar prej gjashtë raketash të drejtuara 227 mm, ose një pod të ngarkuar me një raketë taktike.

Si Rusia ashtu edhe Ukraina operojnë tashmë sisteme MLRS, por versioni HIMARS me gjashtë raketa që po dërgohet për të ndihmuar Kievin është më i avancuar, me rreze dhe saktësi superiore.

Ukraina ka kërkuar rreth 300 nga këto sisteme. Deri më sot, SHBA i ka dhuruar vetëm katër HIMARS Ukrainës, por nuk ka përjashtuar mundësinë e ofrimit të më shumë në të ardhmen.

Më vete, Gjermania do të dërgojë tre sisteme të tilla në Ukrainë, tha të mërkurën ministrja gjermane e Mbrojtjes Christine Lambrecht./albeu.com


Shtuar 23.06.2022 15:27