Osmani pas Samitit: Morëm shumë deklarata mbështetëse për liberalizimin e vizave, por duhen hapa konkretë

Pas përfundimit të Samitit BE-Ballkani Perëndimor, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është shprehur se gjatë zhvillimit të tij ka marrë deklarata mbështetëse për liberalizimin e vizave por ende nuk ka hapa konkretë.

Osmani tha se ka dëgjuar shumë deklarata përkrahëse për prespektivën europiane për Kosovën por se tanimë duhet të shkohet nga teoria në praktikë.

“Kemi dëgjuar shumë deklarata përkrahëse për Kosovën, për perspektivën evropiane të saj, për liberalizimin e vizave, e treta për rreshtimin e plotë të Kosovës me BE-në sa i përket sanksioneve ndaj Rusisë. Duhet të shkojmë tash nga fjalët në veprime. Na duhen hapa konkretë. Duhet të merret vendimi për liberalizim të vizave. Kanë qenë deklarata më pozitive që kemi dëgjuar deri më tash për liberalizim, përfshirë edhe nga shtetet që kanë qenë hezituese”, tha Osmani pas samitit./albeu.com