Media shtetërore siriane thotë se qeveria tani ka dhënë leje që ndihma ndërkombëtare e destinuar për viktimat e tërmetit të dërgohet në territorin e kontrolluar nga rebelët përtej linjave qeveritare, raporton agjencia e lajmeve Reuters.
At this terrible time in #Türkiye & #Syria, we call for urgent delivery of assistance to ALL in need. UN Human Rights Chief @volker_turk calls for immediate ceasefire in Syria, and full respect of #humanrights & humanitarian law obligations so help can reach everyone. pic.twitter.com/l9MJEQixYg
— UN Human Rights (@UNHumanRights) February 10, 2023
Ata thanë se shpërndarja e ndihmave do të mbikëqyret nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe Siriane me ndihmën e OKB-së.
Nëse ecet përpara me planin, masa do të ishte një hap shumë i mirëpritur për ata që jetojnë në zonat nën kontrollin e grupeve rebele në veri të Sirisë, të cilët deri më tani kanë marrë vetëm ndihmë të kufizuar në formën e kamionëve me ndihma të OKB-së që kanë udhëtuar përtej kufirit me Turqia.
Ndërkohë, zyra e OKB-së për të drejtat e njeriut ka kërkuar që të arrihet një armëpushim i menjëhershëm në Siri pas tërmetit.