Sirena alarmi për sulm ajror bien në Kiev, ndërsa samiti i BE-së ka nisur

Alarmet për sulm ajror u dëgjuan në të gjithë Ukrainën sot, duke paralajmëruar qytetarët për një valë të mundshme sulmesh ruse.

Sirenat u dëgjuan në kryeqytetin e Kievit, ku liderët e Bashkimit Evropian mbërritën të enjten për bisedime me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel dhe presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen janë mes të pranishmëve në samitin përpara përvjetorit të parë të pushtimit rus.

Aktualisht, sirenat po bien në çdo rajon të Ukrainës.

Kujtojmë se, Presidenti Zelensky bëri thirrje për më shumë masa ndëshkuese kundër Rusisë nga Bashkimi Evropian, por sanksionet e reja që po përgatit blloku mund të mos përmbushin plotësisht kërkesat e qeverisë së Kievit.

“Sot arritëm një mirëkuptim të ndërsjellë shumë të rëndësishëm,” tha zoti Zelenskiy në fjalimin e tij në video të enjten mbrëma. “Vetëm së bashku – një Ukrainë e fortë dhe një Bashkimi Evropian i fortë – mund të mbrojmë atë jetë që vlerësojmë dhe nëpërmjet integrimit tonë të mëtejshëm, të ofrojmë energji dhe motivim për njerëzit tanë që të luftojnë pavarësisht nga pengesat dhe kërcënimet.”

Ndërsa BE-ja mbështet Ukrainën dhe reformat demokratike dhe ekonomike të vendit, ajo nuk është e gatshme të anëtarësojë një vend që është në luftë dhe sidoqoftë një proces i tillë zgjat me vite. Vendi i fundit që iu bashkua BE-së ishte Kroacia në vitin 2013, një dekadë pas aplikimit zyrtar. Fqinjit të Ukrainës, Polonisë iu deshën 20 vjet deri sa u anëtarësua në vitin 2004.

Ukraina dorëzoi kërkesën për anëtarësim, menjëherë pasi filloi agresioni dhe në qershor mori statusin zyrtar të kandidatit nga BE-ja.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre perëndimorë premtuan në janar ndihmë të mëtejshme me armë për Ukrainën.


Shtuar 3.02.2023 10:12