Sindi u shfaq papritur krah Atdheut, Loco: Tërheq deklaratën për Sindin (FOTO LAJM)

Pas refuzimit që mori nga Riniani në takimin 4-minutëesh që zhvilluan në studio, Sindi habiti me një postim në Instagram, krah Atdheut ku dukej më e lumtur se kurrë.

Refuzimi?! Çfarë?! Unë kam djalin më seksi duke kënduar vetëm për mua”, ka shkruar Sindi përkrah videos me Atdheun.

Patjetër që të gjithë ishin sy e vesh për reagimin e Elvisit, pasi ky i fundit deklaroi se ishte vetëm për Sindin në “Përputhen” dhe kur gjërat po shkonin mirë e bukur, Locos ju desh të largohet nga emisioni si shkak I një debate me Antonelën e më pas me Arian Konomin.

Dhe reagimi I Elvisit, I njohur si Loco nuk mungoi:

“E tërheq zyrtarisht deklaratën time për Sindin. Dua një takim sqarues me Atdheun.”- shkruan Elvisi.

 

“Përgjigjen e gjen tek kënga, nuk e kam zgjedh kot këtë ‘hala jam i përparshmi’. Me gjithë respektin për ty, po janë ca gjëra që nuk më ikin lehtë nga dora.”-ia ktheu Atdheu./albeu.com/


Shtuar 17.03.2021 10:31