“Silleni si tigra me demokratët”, Salianji nuk kursen Berishën me “shokë”: Çdo fund-zgjedhje bëni “mjau mjau” para qeverisë

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji është treguar i ashpër me komentet drejtuar kreut të PD Sali Berisha dhe besnikëve të tij.

Salianji në Lezhë, u shpreh se Berisha me të vetët, sillen si tigër me demokratët dhe në përfundim të zgjedhjeve, kthehen në mace përballë qeverisë.

“Ç’është ky lidership që kërkon të bëhet tigër me demokratët dhe si mace me qeverinë? Ç’është ky lidership që kërkon të përjashtojë anëtarësinë, ata që kanë sakrifikuar për 13 vite gjithçka? Anëtarësia përjashton lidershimin. Ndërkohë që kërkojmë të largojmë Ramën, lidershipi i PD bën si tigër me demokratët dhe pas cdo palë zgjedhjeve bën mau mau përballë qeverisë. Demokratët janë të fortë për tu përballur, nuk ka forcë që e ndalon bashkimin e demokratëve në çdo cep të Shqipërisë, nëse frymëzohen nëse vendoset në themel meritokracia”, tha Salianji.


Shtuar 18.01.2026 19:22