Si u kap Florenc Çapja në Dubai? Artan Hoxha rrëfen detajet: I shkuan në apartament

“Çapja nuk ka bere asnjelloj tentative për rezistence apo për t’u larguar. Madje, ai eshte treguar bashkëpunues dhe eshte shoqeruar në policine e Dubait, për verifikime të mëtejshme…”

Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka ndarë detaje lidhur me prangosjen e Florenc Çapjes në Dubai. Me anë të një statusi në Facebook, Hoxha shkruan se Çapja nuk ka bërë resistencë dhe as ka tentuar që të arratiset në momentin që Policia e Dubait i ka shkuar në banesë.

Sipas tij, ai kishte leje qendrimi dhe shoqërohej nga bashkëshortja dhe fëmija i mitur, ndërsa shton se prangosja e tij u bë 2 ditë më parë, por konfirmimi zyrtar është bërë sot.

“Diten e enjte, me 27 maj, agjentet e zyres Interpol Abu Dabi në Emiratet e Bashkuara Arabe në bashkepunim me policine e qytetit të Dubait, kane shkuar në apartamentin ku banonte Florenc Çapja, bashke me familjen e tij, bashkeshorten dhe femijen e mitur.

Çapja nuk ka bere asnjelloj tentative për rezistence apo për t’u larguar. Madje, ai eshte treguar bashkëpunues dhe eshte shoqeruar në policine e Dubait, për verifikime të mëtejshme.

Policia e Emirateve të Bashkuara, pasi ka kryer verifikimet e rastit. ka konfirmuar faktin se, personi i shoqeruar eshte pikerisht, i shpalluri në kerkim nga prokuroria shqiptare,“-shkruan gazetari.

 

 


Shtuar 29.05.2021 20:10