Si të trajtoni strijat me disa përbërës natyral

Ka periudha,  në të cilën lëkura është nën një stres të tillë, ku humbet elasticitetin natyral dhe pëson “shkëputje”. Si rrjedhojë, shfaqet dukuria e strijave, që kanë një ngjyrë që varion nga e kuqe në të bardhë. Mund të duken si dicka jo shumë e rëndësishme, por për disa njerëz ato janë kthyer në makth dhe mund të ndikojnë edhe në shëndetin mendor, pasi kthehen në kompleks.

Strijat janë rrjedhojë e carjeve të dermës dhe me kalimin e kohës mund të pakësohen, të zhduken ose jo plotësisht, në varësi të fazës në të cilën trajtohen. Ato mund të jenë: rezultat i tërheqjes së shpejtë të lëkurës, që shoqëron rritjen e shpejtë (në pubertet), shtimin e shpejtë në peshë (p.sh. në shtatzëni, bodybuilding) ose shtimin e shpejtë të indit dhjamor, pasojë e ushtrimit të forcës së tejskajshme që e tejkalon elasticitetin e dermës, rrjedhojë e ndryshimeve hormonale që shoqërojnë pubertetin, shtimin muskulor etj.

Disa mënyra natyrale:

Aloe Vera: Aloe Vera është një prej bimëve më të mira për lëkurën tuaj. Përveçse trajton djegiet, ajo mund të bëjë mrekulli të vërtetë mbi strijat. Ёshtë e thjeshtë për t’u përdorur, aplikoni xhelin e aloe vera mbi strijat dhe lëreni derisa lëkura ta përthithë. Gjithashtu, mund të përzieni aloe vera me vaj dhe ta aplikoni mbi lëkurë.

Lagështia: Gjëja më e rëndësishme në trajtimin e strijave është lagështia e lëkurës. Konsumoni shumë ujë, përdorni shpesh kremra zbutës, shmangni kafeinën, pijet me sheqer dhe të gazuara. Këto zakone do ta ndihmojnë trupin të qëndrojë i hidratuar.

Vaj ulliri /Vaj Vitaminë E /Vaj Kokosi: Vaji i ullirit është i pasur me vitaminë E, e cila neutralizon radikalet e lira në lëkurën tonë, duke e mbajtur të zhdërvjellët dhe përshpejton shërimin e plagëve. Përveç kësaj, vaji i ullirit zbut lëkurën dhe ndihmon në reduktimin e strijave. Mund të zëvendësohet vaji i ullirit me vaj kokosi apo vaj vitaminë E, apo akoma më mirë t’i përzieni bashkë këta vajra për një efekt më të shpejtë.

 E bardha e vezës: E bardha e vezës bën mrekulli për lëkurën. Sigurohuni që të aplikoni vetëm të bardhën e vezës. Mund ta bëni këtë dy herë në ditë për të përshpejtuar procesin e shërimit.

Vitamina A (krem apo vaj): Vitamina A (në formë kremi apo vaji) përmirëson në mënyrë të dukshme strijat e reja sepse rrit prodhimin e kolagjenit. Por, është më pak efektive për strijat e vjetra. Duhet të theksohet se vitamina A (krem apo vaj) nuk duhet të përdoret gjatë shtatzënisë dhe gjatë gjidhënies, sepse mund të shkaktojë probleme në lindje.

Scrub sheqeri: Bëni një pastrim me sheqer për të trajtuar strijat, nga përzierja e ½ filxhan sheqeri me lëngun e një limoni dhe një lugë (çaji) vaj bajame. Përdorni këtë trajtim ndërsa jeni në dush dhe lëreni të veprojë për 10 minuta. Lëngu i limonit është i njohur për aftësinë e tij e cila bën lëkurën të shkëlqejë. E pra, i njëjti parim funksionon për strijat. Përdoreni vazhdimisht për rezultate më të mira.

Gjalpë kakao/ Gjalpë Shea: Gjalpë kakao ose gjalpë Shea mund të ndihmojë lëkurën të ripërtërijë qelizat e veta dhe t’i krijojë një ndjenjë qetësie nëse e përdorni disa herë në ditë. Në fakt, përdorimi i rregullt i gjalpit të kakaos mund të parandalojë formimin e strijave të reja.

Vajra esencial: Mund të përzieni disa pika vaj esencial me një lugë (supe) vaj natyral (të tilla si vaj ulliri, vaj kokosi, vaj bajame e ëmbël, vaj jojoba, etj) dhe të aplikohet përmbi strija. Vajrat esenciale që përdoren zakonisht për tkurrjen e strijave janë: livando dhe trëndafil.

Shtuar 16.10.2021 22:45