Vuçiç drejton gishtin nga Britaninë e Madhe për aksionin në veri të Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka hedhur akuza në mënyrë jo të drejtpërdrejtë mbi Britaninë e madhe për aksionin e Kosovës në veri të vendit.

Vuçiç është shprehur se veprimet e autoriteteve të Kosovës në veri po kryehen me miratimin e vendeve perëndimore.

Për aksionin kundër krimit të organizuar dhe kontrabandës, Vuçiç drejtoi gishtin nga Britania e Madhe.

“Kam marrëdhënie të shkëlqyera me Britaninë e Madhe dhe gjithmonë do t’i dua, por nuk do t’i lejoj të më bëjnë budalla”, ka presidenti serb.

Ai ka bërë këtë deklaratë gjatë një intervisteve televizive në Serbi.

Vuciç e ka quajtur tregim aksionin e Njësisë Speciale në veri për të luftuar kontrabandën, duke thënë se kjo fyen inteligjencën.

“Ata shumë shpejt do të ndërmarrin një aksion tjetër të ngjashëm. Ata do të dërgojnë njësitë në ndonjë vend të banuar me shqiptarë për të thënë se po luftojnë korrupsionin dhe krimin”, ka thënë ai.

Gjatë takimit të mbajtur në një kazermë ushtarake në Rashkë, Vuçiç tha se shqiptarët kanë mbështetjen e të paktën një shteti dhe se ai shtet nuk ishte anëtar i BE-së, por pa bërë specifikime.

Sipas tij, disa fuqi perëndimore po i nxisin shqiptarët sepse ata kanë dëshirën të destabilizojnë rajonin dhe Serbinë./albeu.com