Si të mbrohemi nga dielli? Ja 8 këshilla efikase për këtë verë

Stina e nxehtë e verës duket se ka trokitur dhe sigurisht të shumta janë aktivitetet që njerëzit duan të bëjnë, si për shembull të shkojnë në plazh apo të bëjnë shëtitje në mal etj. Mirëpo kjo është edhe periudha kur ngjyra në lëkurë që mund të merret nga rrezet e diellit, kthehet në djegje dhe diçka e tillë nuk është e këshillueshme për lëkurën.

Një fakt i tillë ndikon sidomos tek fëmijët e vegjël të cilët kanë një lëkurë më delikate. Por ja disa këshilla për tu mbrojtur nga dielli dhe për evituar djegiet në lëkurë të cilat mun dtë çojnë edhe në sëmundje kancerogjene.

1. Të përdorni filtra diellore me faktor mbrojtje më të lartë se 15. Mjafton një faktor mesatar në të shumtën e rasteve: në fakt kremi mbrojtës 50+ mbron vetëm 5% më shumë se kremi me faktor mbrojtje 30. E rëndësishme në rastin e fëmijëve ose të personave me lëkurë të çelët është të mos zbresin kurrë poshtë 15.

2. Të vendosësh kremin e diellit përpara se të dilni nga shtëpia që në mëngjes dhe të vendoset sërish çdo dy orë sidomos pasi keni dalë nga uji I detit. Mbrojtja në fakt zhduket nga lëkura mënjëherë pas kësaj periudhe kohore.

3.Duhet të vendosim produktet mbrotjëse edhe mbi lëkurën, e cila është nxirrë nga dielli, por duke e minimizuar gradualisht përdorimin e kremit. Ndërkohë tek fëmijët dhe tek personat me lëkurë të çelet grada e mbrojtjes duhet të jetë gjithnjë e lartë.

4.Duhet të shmangni ekspozimin kur rrezatimi është në kulmin e tij e sidomos tek fëmijët e vegjël. Në mëngjes dielli ndryshe nga mesdita ka më pak rreze me UVB, rreze të cilat djegin lëkurën dhe me kalimin e kohës shkaktojnë tumore. I vetmi avantazh është të përpiqeni të ruani veten nga dielli. Megjithatë nuk mjafton të qëndroni në hije, pasi rrezet e diellit reflektohen edhe nga rëra apo nga uji, kështu që vetëm duke qëndruar poshtë çadrës mund të përthithim rreth 50% të këtyre rrezeve. Kini kujdes edhe nga ditët me re, pasi rrezet ja dalin të filtrohen dhe të arrijnë në lëkurën tuaj. Gjithashtu kujtoni se djegiet nga dielli nuk I merrni vetëm në plazh por edhe në vende të tjera.

5. Për fëmijët e vegjël nuk është e këshillueshme marrja a rrezeve, vetëm nëse do të kenë të veshur një kapele apo një bluzë në mënyrë që të filtrojnë rrezet. Megjithatë është e këshillueshme të mos qëndrojnë në orarin e pikut të rrezeve.

6. Të thaheni mirë pasi keni dal nga uji. Efekti “pasqyrë” i pikave të ujit e ul kapacitetin e kremërave mbrojtës, madje edhe atyre rezistent ndaj ujit.

7.Kontrolloni datat e skadencës së kremërave, pasi edhe ato kanë një afat të caktuar, i cili është zakonisht pas 12 muajsh.

8.Kujdes mos i besoni shumë marrjes së mbrojtjes nga dielli nëpërmjet produkteve që pihen. Ndonëse betacaroteni dhe anti-oksiduesit sigurojnë mbrojtje sërish duhet të ndiqni edhe këshillat e tjera të mësipërme për mbrojtjen e duhur.


Shtuar 31.05.2023 12:45