Si të luftoni virozat? Gabimi që bëni kur pini çaj

Me gripin dhe Covid-19 nëpër këmbë, duhet treguar kujdes i shtuar ndaj shëndetit. Zef Gjeta ndau këtë të premte disa këshilla natyrale në “Abc-ja e mëngjesit” që do t’ju ndihmojnë t’i kaloni sa më lehtë virozat. Sekreti qëndron tek ushqimi i shëndetshëm dhe konsumi i çajrave.

Ai shpjegoi se çaji nuk duhet konsumuar shumë i nxehtë dhe se duhet lënë të paktën 10 minuta para se të pihet. Ai gjithashtu rekomandoi përdorimin e vajit të arrës dhe qumështit të gomaricës nëse keni kollë. “Ushqimi i mirë, përdorimi i frutave në kohën dhe mënyrën e duhur. Duhet të konsumojmë frutat e stinës.

Nuk ka gjë më të mirë sesa lakra e zier me mish.  Lakra dhe preshi janë të mira për trupin në këtë stinë. Janë të pasura me vitamina, karbohidrate të tretshme por kanë dhe shumë ujë që të mos dehidratohemi. Duhet të konsumohet çaji i malit, lule blinit, mentes dhe dafinës.

Dhe çaji i kamomilit, sidomos pasdite pasi qetëson nervat dhe tensionet.“, tha ai.


Shtuar 7.01.2022 11:23