Si po shkon identifikimi biometrik? Celibashi: Ka funksionuar në shumicën dërrmuese

Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi ka dhënë një deklaratë për mediat në lidhje me procesin e votimit të deri tanishme.

Celibashi ka deklaruar se ka pasur probleme me identifikimin elektronik por në përgjithësi procesi ka funksionuar.

Ilirjan Celibashi: Problematikat me identifikimin elektronik (sjellje operatoresh + funksionalitet pajisje) janë në përqindje shumë të ulët.

Në shumicën dërrmuese të qëndrave të votimit pajisja ka funksionuar dhe operatorët kanë bërë detyrën e tyre.

 


Shtuar 25.04.2021 17:58