Si paraqitet situata e vaksinimit në vend, flet Manastirliu

Gjatë fjalës së saj në seancën e sotme plenare ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manstirliu tha se në të gjitha spitalet COVID në vendin tonë janë 111 persona të shtruar.

Manastirliu foli dhe përsa i përket procesit të vaksinimit në vend, teksa bëri me dije se Shqipëria ka një ulje të incidencës së rasteve të reja të COVID, ndërsa vaksinimi po jep efektet e para. Ajo tha se vendi tashmë po ecën drejt objektivit të 1 milion vaksinimeve.

Fjala e Manastirliut:

Shqipëria sot radhitet ndër vendet me ritëm shumë të mirë të vaksinimit. Jemi në të njëjtin ritëm me vendet e BE-së. Vaksinimi vijon me ritme të larta në të gjitha vendet e Shqipërisë. Vendi ynë ka dalë nga zona e rriskut, krahasuar me të gjitha vendet e Rajonit dhe të Europës. Vijon incidenca të mbetet e ulët, kemi një rënie të pozitivetit total sipas javëve. Numri i pacientëve në spitale është i ulët. 111 të shtruar në të gjitha spitalet Covid. Sipas analizës së ISHP, tashmë shohim efektet e para të vaksinimit qën po japin rezultat. Vaksinimi tashmë ështëe arma më e fortë në mundjen e kësaj pandemie. Ne po ecim drejt objektivit të 1 mln vaksinimeve. Çdo javë pritet lëvrimi i kontratave të vaksinimit. Janë të shumta vende që janë ende në përkje për sigurimin e vaksinimit. Ndaj, përmes marrëveshjeve, që tashmë kanë filluar të zbatohen, që miratohen sot, vijon kalendari i vaksinimit me Sinovac dhe SputnikV. Të dyja vaksinat po vlerësohen së fundmi për aprovim nga OBSH. Emëruesi i përbashkët është ulja e fataliteteve nga COVID-19. Objektivi i vaksinimi i popullatës brenda verës së ardhshme. Jemi duke u përpjekur për t’i paraprirë sezonit turistik, për një sezon përtej pandemisë. Lirimi i masave duhet të shoqërohet me distancim, për të mos bërë hapa pas.


Shtuar 7.05.2021 10:39