Eurovision me audiencë, sa do të jetë numri i lejuar i pjesëmarrësve

Ngjarja më e famshme kulturore në Europë, Eurovision, vitin e shkuar u anulua për shkak të pandemisë Covid-19. Ishte planifikuar të mbahej në Tel Aviv, ndërsa tani do të jetë në Roterdam të Holandës.

Organizatorët janë të bindur se do të zhvillohet nën kushtet e sigurisë dhe duke ndjekur me rigorozitet rregullat anti-Covid. Ata thanë se eventi do të sjellë shpesë dhe do të jetë fillimi i ringjlljes së ngjarjeve të drejtpërdrejta të parashikuara në Europë.

Kush mund të marrë pjesë në Eurovision?

Performuesit dhe delegacionet e tyre do të marrin pjesë së bashku me një maksimum prej 3.500 anëtarësh të audiencës për secilën shfaqje.

Punëtorët po përgatisin Stadiumin Ahoy në Roterdam për gjysmë-finalen dhe finalen e Eurovision, të planifikuar për t’u zhvilluar më 18-22 maj.

Kujtojmë se Shqipërinë do ta përfaqësojë Anxhela Peristeri me këngën Karma. Ajo u shpall fituese e edicionit të 59-të të Festivali i Këngës në RTSH, në tetor të 202o. /abcnews.al

Shtuar 7.05.2021 10:05