Majlinda Bregu është një nga gratë e njohura më të zonja në vend dhe po ashtu njihet si një ikonë për stilin e saj të veshjes.
Së fundmi, ajo së bashku me mikeshën e saj, Zefina Hasani kanë vizituar bashkë Napolin, në Itali.
Shëtitjeve në rrugicat e këtij qytetit të njohur, Bregu nuk ka mundur t’u rezistojë pa kërcyer “Tarantella Napoletana”, një kompozim popullor italian shumë i njohur.
Kujtojmë se Majlinda Bregu javën e fundit u përfol si kandidate e mundshme për presidente. Ajo aktualisht është Sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC). /albeu.com