Gazetari Blendi Fevziu këtë të mërkurë ka dalë në transmetim ndryshe nga herët e tjera, duke mbajtur emisionin online.
Në pamundësi për të qenë në studio pasi ndodhej jashtë vendit, Fevziu ka hyrë online në transmetim, ndërsa ka njoftuar se nesër ai do të jetë në Tiranë për të patur një emision live.
Ndërkohë të ftuar në studio janë gazetari Baton Haxhiu, Preç Zogaj dhe ish-Ambasadori Agim Nesho.
Ndërsa ka qenë duke drejtuar këtë emision aspak të zakontë, Fevziu i ka kërkuar gazetarit Haxhiu ta zëvendësojë në studio, në rast se linja e tij mund të shkëputet.