Si krijoi pandemia një gjeneratë pijanecësh të “zonës gri”

Termi “Pijanecët e zonës gri” përshkruan njerëzit që konsumojnë më shumë se një sasi të moderuar alkooli, por nuk quhen vartës.

Rritja e konsumimit të pirjes gjatë pandemisë ka krijuar një grup njerëzish që nuk e shohin veten si alkoolikë dhe e kanë vështirë të heqin dorë nga alkooli për një kohë të gjatë. Ky grup i cili quhet pijanec i zonës gri, janë në rrezik të problemeve shëndetësore të lidhura me alkoolin.

Edhe pse mund të mos pinë çdo ditë ose të jetë pija gjëja e parë në mëngjes (pikëpamja e përhapur e një alkoolisti), ata kanë të ngjarë të jenë të preokupuar me alkoolin. Shumë nga këta njerëz nuk e pranojnë se kanë nevojë për ndihmë.

Çdo rritje e përhapur në nivelet e konsumit të alkoolit ka rëndësi. Ndërsa shumica e njerëzve janë të njohur me rrezikun e varësisë, ka një sërë problemesh të rënda shëndetësore fizike që lidhen me konsumimin e shtuar të alkoolit, për të cilat ata nuk janë aq të vetëdijshëm. Këto përfshijnë sëmundjet e zemrës dhe një sërë kanceresh, duke përfshirë zorrët dhe gjirin.

Edhe pse konsumi i përgjithshëm i alkoolit ka qenë ngadalë në rënie vitet e fundit në të gjithë botën ka prova që shfaqen se disa njerëz e kanë rritur konsumin e tyre. Pub-et u mbyllën gjatë pandemisë, kështu që konsumimi i alkolit në shtëpi u rrit. Kjo mund të ketë inkurajuar pirjen në sasi të mëdha pasi njerëzit priren të derdhin masa më të mëdha alkooli kur pinë në shtëpi në krahasim me masat që u jepen në bare.

Provat zbuluan se ata që përjetuan stres gjatë pandemisë rritën sasinë e alkoolit që pinin. Një studim ndërkombëtar që eksploroi konsumimin e alkoolit gjatë periudhave të izolimit zbuloi se ata që ishën konsumues rritën sasinë e alkoolit që konsumonin e ndër arsyet kryesore ishtë për shkak të niveleve të larta të stresit të lidhur me Covid-19.

Këto sondazhe gjetën një rritje të dukshme të konsumit për disa sapo filloi pandemia. Ata që pinin nën kufijtë javor të rekomanduar  vazhduan të qëndronin brenda këtyre kufijve. Ndërsa ata që pinin mbi 14 litra në javë e rritën konsumin e tyre.

Provat tregojnë se ka pasur një rritje prej 59% të atyre që raportuan se pinin në këto nivele në krahasim me para pandemisë.

Disa argumentojnë se industria e alkoolit përqafon perceptimin se shumica e njerëzve pinë me përgjegjësi.

Ky ka qenë një nga argumentet kryesore të industrisë për t’i rezistuar një rregullatori më të fortë. Industria tregon nevojën për përgjegjësi personale në vend të përgjegjësisë së korporatës, megjithëse ata nuk arrijnë të përcaktojnë se çfarë është pirja e përgjegjshme.

Kjo e zhvendos përgjegjësinë mbi individin për të bërë një ndryshim në zakonet e tij të pijes në vend që të kërkojë nga industria të bëjë ndryshime në teknikat e saj të marketingut ose promovimit./The Independent, “Si”/


Shtuar 27.10.2021 14:25