Si e plakin çdo ditë trurin? 4 zakonet e këqija që e dëmtojnë

Truri është një nga organet më të rëndësishme në trupin tuaj. Siç e dimë të gjithë, zakonet tona jetesës ndikojnë në shëndetin e përgjithshëm. Këtu janë disa nga zakonet e dëmshme për trurin si dhe disa këshilla praktike se si të shmangni ato për të rritur fuqinë e trurit tuaj.

1.Moskonsumimi i vaktit të mëngjesit mund të ketë një ndikim negativ në shëndetin e trurit tuaj. Të gjithë e kemi dëgjuar se “mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës”. Kërkimet duket se tregojnë se kur bëhet fjalë për shëndetin e trurit, evitimi i mëngjesit nuk është një zakon i mirë.

2.Rrezatimi i valëve të telefonit celular mund të shkaktojë kancer në tru. Ka pasur një debat të vazhdueshëm lidhur me faktin se rrezatimi nga telefonët celularë mund të shkaktojë kancer. Një studim i kryer në vitin 2016 ka zbuluar një lidhje midis rrezatimit të telefonit celular dhe kancerit tek minjtë. Studimi ekspozoi minjtë ndaj rrezatimit të telefonave celularë për 9 orë në ditë për 2 vjet. Studimi gjeti se ka pasur një rritje të rrezikut të tumoreve në tru dhe zemër. Raportet thotë se kjo është e mjaftueshme për të krijuar një lidhje midis përdorimit afatgjatë të telefonave celularë dhe rreziqeve të kancerit.

3.Yndyra e tepërt mund të dëmtojë trurin e shëndetshëm: Të gjithë i dimë rreziqet që sjell yndyra e tepërt në dietat tona. Shkencëtarët kanë zbuluar se ushqimet yndyrore mund të dëmtojnë tepër trurin.

4.Pirja e duhanit: Është një zakon i dëmshëm për trurin dhe organet e tjera të trupit tuaj. Një ekip hulumtuesish ka gjetur se duhanpirësit kronike përjetojnë një rënie në funksionin e dopaminës në tru./albeu.com