Meta: PD është një, do të bashkëpunojmë ngushtë me Berishën, koha e përgjumjes ka mbaruar

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dalë në një deklaratë për media dhe ka folur për bashkëpunimin me PD-në.

Meta tha se PD është vetëm një dhe se do të bashkëpunojë me të për reformën territoriale. Më tej u shpreh se koha e përgjumjes së opozitës ka mbaruar.

“Do të bashkojmë shumë ngushtë me PD që është një dhe vetëm një. Koha e përgjumjes k mbaruar. 7 korrik ora 7 ishte tregues I qartë I këtij zgjimi të vlerave më të mira mbi të cilat është themeluar PD, të lirisë, demokracisë dhe të të drejtave të njeriut. Do të bashkëpunojmë shumë ngushtë për reformën territoriale. Madje dhe me PS, pasi është reforma territorial sepse në shifrat që jua dhashë unë, k dhe socialiste të varfër. Ne do të bashkëpunojmë me të gjithë për një çështje që ka interes kombëtar”, tha Meta./albeu.com


Shtuar 5.08.2022 11:21