Për të marrë një shërbim publik, personat e pavaksinuar do të duhet të paraqesin testin anticovit të kryer në 24 orët e fundit.
Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli e ftuar në Ditarin e mesditës në A2 ku bëri një përmbledhje të situatës së pandemisë në vendin tonë përsëriti edhe njëherë apelin për tu vaksinuar kundër Covid.
Postimi i plotë i Rakacollit:
Raporti i infektimeve të vaksinuarve ndaj të pavaksinuarve është jashtëzakonisht folës për dobinë që ka vaksinimi. 95% e të infektuarve në total janë të pavaksinuar, vetëm një përqindje e vogël janë të vaksinuar të infektuar. Të hospitalizuar të vaksinuar janë shumë pak dhe janë në gjendje më të lehtë. Nuk kam informacion për persona të vaksinuar të vdekur.
Procesi i vaksinimit ka ecur mirë, por ne kemi mundësi të bëjmë më shumë vaksinime pasi kemi kapacitete. Ritmet janë të kënaqshme por nuk janë ato që do të donim. Ka hezitim nga moshat e reja për t’u vaksinuar. Kjo ka ardhur dhe nga informacione jo fort shkencore në mediat dhe rrjetet sociale. Qytetarët të dëgjojnë specialistët se vaksinat nuk kanë asnjë lloj kundër indikacioni”, tha Rakacolli.
Rakacolli foli dhe për çështjen e mundësisë së bërjes së detyrueshme të vaksinës nga sektori privat dhe a do ta mbështesnin autoritetet diçka të tillë.
Rakacolli tha se një çështje e tillë po diskutohet pasi një person përveç shëndetit të tij ka detyrim të mbrojë dhe shëndetin publik.
“Vaksinimi është vullnetar, por çdo person përveç detyrimit për të mbrojtur shëndetin e vet, ka detyrimin për të mbrojtur dhe shëndetin publik. Ne e kemi të detyruar vaksinimin e fëmijëve përpara se të shkojnë në shkollë. Shqipëria e ka traditë këtë.
Në momentin kur personi hyn në një shërbim publik, si shëndetësi, polici, nëse nuk do të bëjë vaksinën, duhet të testohet që nuk është bartës virusi. Është një problem që diskutohet. Ne traditën e vaksinimit e kemi, kulturën e vaksinimit e kemi. Megjithatë, kjo gjë do të diskutohet, pasi ka të bëjë dhe me të drejtat e njeriut./albeu.com