Si bakteret e zorrëve po kontrollojnë trurin tonë

Kujdesi për shumë baktere, kërpudha dhe mikroorganizma të tjera që jetojnë në zorrë mund të na ndihmojë të mendojmë më mirë dhe të mbrojmë shëndetin tonë mendor.

Zorrët janë si një grup alienësh plot gjallëri dhe harlisje. Numërohen me trilionë mikroorganizma në zorrë dhe janë në lloje të ndryshme.

Shumë prej këtyre mikroorganizmave, duke përfshirë bakteret, arkeat dhe eukariat, kanë ekzistuar shumë kohë para njerëzve dhe kanë evoluar bashkë me ne.

John Cryan, profesor i anatomisë dhe neuroshkencës në Kolegjin Universitar Cork thotë: “Kur shkoni në banjë dhe nxirrni disa nga këto mikrobe, thjesht mendoni: Po bëhemi më njerëzorë.”

Këto legjione mikrobike njihen si “mikrobiota” dhe luajnë një rol vendimtar në shëndetin tonë fizik, nga tretja dhe metabolizmi te imuniteti. Gjithashtu prodhojnë komponime jetike që trupi i njeriut nuk i prodhon dot vetë, raporton BBC.

Por çfarë roli luajnë ato në mendjen tonë?

Gjatë dekadave të fundit, studiuesit kanë zbuluar prova bindëse që sugjerojnë se mikrobiota e zorrëve nuk ndihmon vetëm për të mbajtur në punë trurin tonë, duke ndihmuar në çlirimin e lëndëve ushqyese, por mund të ndihmojë edhe në formimin e mendimeve dhe sjelljes sonë.

Sipas studiuesve këto mikrobiota mund të forcojnë potencialisht mënyrën se si ne kuptojmë dhe mund të çojnë në trajtime të reja për një sërë problematikash të shëndetit mendor, nga depresioni dhe ankthi te skizofrenia.


Shtuar 1.02.2023 13:47