Ambasadorja e SHBA në vendin tonë, Yuri Kim, është shprehur mjaft e zhgënjeyer për vendimin e marrë nga gjykata për lirimin e ish-Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kim shkruan se Amerika e konsideron korrupsionin si një kërcënim serioz të sigurisë kombëtare.
Siaps saj është zhgënjyese të shohësh se si mënyrat e vjetra të mosndëshkimit dhe privilegjimit për disa vazhdojnë në sistemin e drejtësisë në Shqipëri.
Very disappointing to see that the old ways of impunity & privilege for some persist in ?? justice system. These old ways are not appropriate for a NATO Ally & EU aspirant, and they must be firmly rejected. ?? considers corruption to be a core national security threat. Those…
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) June 2, 2023
Postimi i Kim:
Shumë zhgënjyese të shohësh se mënyrat e vjetra të mosndëshkimit dhe privilegjimit për disa vazhdojnë në sistemin e drejtësisë ??. Këto mënyra të vjetra nuk janë të përshtatshme për një aleat të NATO-s dhe aspirantëve të BE-së dhe ato duhet të refuzohen me vendosmëri. ?? e konsideron korrupsionin si një kërcënim thelbësor të sigurisë kombëtare. Ata që merren me dhënien ose pranimin e kërcënimeve dhe nxitjeve – për shembull, për të ndihmuar miqtë e fuqishëm – duhet të kuptojnë se veprimet e tyre do të kenë pasoja.
Tahiri u dënua me 3 vite e 4 muaj burg për shpërdorim detyre. Ai u lirua ditën e sotme dhe pjesën tjetër të dënimit prej 1 viti e 8 muaj do ta kryejë në shtëpi.
Lirimi i tij erdhi për shkak se bashkshkëshrtja e tij e kishte të pamundur të kujdesej për fëmijët për shkak të sëmundjes.