Shumë pak nga puna si kryeministër, Sunak fitoi gati 2 mln paund në një vit, mësoni pasurinë e tij marramendëse

Kryeministri britanik Rishi Sunak ka dhënë detaje për çështjet e tij tatimore, duke treguar se të ardhurat e tij arritën në më shumë se 1.9 milion £ në vitin financiar 2021-22 duke paguar taksë prej 432,493 £.

Të ardhurat e tij përfshijnë 1.6 milion £ në fitime kapitale nga një fond investimi me bazë në SHBA dhe gati 330,000 £ nga interesat e kursimeve dhe dividentët.

Ai gjithashtu rendit pagën e tij nga roli i tij si deputet dhe kryeministër si 156,163 £.

Udhëheqësi konservator është zotuar për herë të parë të publikojë deklaratat e tij tatimore në verën e vitit 2022.

Megjithatë, javët e fundit ai është përballur me kritika për vonesën në publikimin e detajeve.

Vitin e kaluar, Sunak u bë politikani i parë i vijës së parë që u shfaq në Listën e të Pasurëve të Sunday Times së bashku me gruan e tij, Aksatha Murthy, me një vlerë neto prej 730 milion £. /albeu.com


Shtuar 22.03.2023 21:21