Shtyhet për nesër mbledhja për miratimin e fletës së votimit (FOTO LAJM)

Mbledhja e Komisionit Rregullator për miratimin e fletës së votimit është shtyrë për nesër pasi anëtarët nuk ranë dakord për asnjërën nga tre opsionet e fletës së votimit.

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi tha se do të risjellë aktin e plotësuar në mënyrë definitive se si duhet të jetë përmbajtja e fletës së votimit.

Kryetarja e Komisionit Rregullator tha se në momentin që Komisioneri tërheq aktin s’kanë se çfarë të diskutojnë.

“Shtyjmë seancën. Mendoj se duhet të mbyllim mbledhjen”, tha ajo.

Gjatë mbledhjes, përfaqësuesi ligjor i PS, Eridian Salianji tha të që të ndërpritet shqyrtimi administrativ nga ana e Komisionit, pasi sipas tij propozimi i fletës së votimit është kompetencë e Kryekomisionerit.

“ Të ndërpritet shqyrtimi administrativ nga ana e Komisionit. Propozimi i fletës së votimit është kompetencë e Kryekomisionerit”, tha ai.

Ndërsa përfaqësuesi ligjor i PD-së, Ivi Kaso u shpreh se mendon të kundërtën e asaj që thotë përfaqësuesi i PS-së. /albeu.com/


Shtuar 30.03.2021 20:15