COVID-19/Manastirliu jep lajmin e mirë: Deri më sot 100 mijë të vaksinuar në Shqipëri!

30 Mars- Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka bërë me dije se numri i qytetarëve te vaksinuar sot është 21,536 qytetarë ndërsa ka arritur në 100 mijë numri i qytetarëve të vaksinuar nga fillimi i vaksinimit.

Manastirliu shkruan se që prej fillimit të fushatës së vaksinimit antiCOVID janë kryer në total 119,321 vaksinime (doza të para dhe të dyta).

Statusi i plotë i ministres Manastirliu: 

?? 100 mijë të vaksinuar deri sot
?? 100 mijë jetë më të mbrojtura??
Çdo ditë e më shpejt po afrohet drita në fund të tunelit.
* 21,536 vaksinime sot??
?100,000 qytetarë të vaksinuar
?? 119,321 vaksinime të kryera nga fillimi i vaksinimit anticovid ✅
#ShqipëriaBuzëqesh?


Shtuar 30.03.2021 20:13