Di Caprio nuk heq dorë nga Vjosa dhe ka një thirrje për Ramën, Metën e Bashën

Aktori i Hollywoodit, Leonardo Di Caprio ka folur sërish në mbrojtje të lumit Vjosa nga ndërtimi i Hec-eve.

Në një postim në Insagram ai ka shpërndarë një video ku shihen aktivistë nga e gjithë europa që i kërkuan qeverisë shqiptare dhe Komisionit të Bashkimit Europian që të mbështesin iniciativën VjosaParkNow, e cila konsiston në ndërtimin e Parkut të Parë Kombëtar në Europë.

”Lumi Vjosa është lumi më i madh i egër në Evropë. Janë 300 kilometra që rrjedhin pandërprerë nga burimi i saj në malet në Greqi në detin Adriatik. Lumi është jetësor i rëndësishëm për më shumë se 1,100 lloje të peshqve të ujërave të ëmbla dhe është i rëndësishëm për njerëzit në Shqipëri.

Dje, Parlamenti Evropian nxiti autoritetet shqiptare “të krijojnë sa më shpejt të jetë e mundur Parkun Kombëtar të Vjosës, duke e shtrirë të gjithë gjatësinë e lumit.”– shkroi ai.

Ai e përfundoi shkrimin e tij duke i kërkuar ndjekësve të tij që të shpoërndajë sa më shumë videon dhe ti bëjnë thirrje kryeministrit Edi Rama, presidentit Ilir Meta, kryetarit të PD-së Lulzim Basha dhe kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi.

‘Shpërndajeni këtë video dhe pyesni @ediramaal @lulzimbasha @ monika.kryemadhi @ ilirmeta.faqjazyrtare të bëjë të njëjtën gjë.’- përfundoi ai.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Leonardo DiCaprio (@leonardodicaprio)

Shtuar 30.03.2021 08:03