Shtrëngata shiu dhe reshje bore, si pritet të jetë moti nesër

Edhe ditën e nesërme, moti në vendin tonë do të jetë i paqendrueshëm.

Sherbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se do ketë kthjellime por edhe alternime vranësirash mesatare deri dhe të dendura.

Vranësirat do të bëhen më tepër prezente gjatë orëve të mesditës deri ato të pasdites.

“Në momentin e zhvillimit të vranësirave do ketë reshje shiu të herëpashershme por me intensitet të ulët dhe lokalisht në kohë afatshkurët në formë shtrëngatash.

Ndërsa në relievet malore në lartësitë mbi 800 metër do të ketë reshje të dobta dëbore”.

Era parashikohet të fryjë nga kuadrati i veriut dhe shpejtësi mesatare 3-8m/s ndërsa hera-herës era e vrullshme deri në 15-18m/s kryesisht përgjatë vijës bregdetare, zonat e ulta pranë tyre si dhe zonat luginore.

Temperaturat parashikohen në:

zonat malore -3°C deri në 7°C
zonat e ulëta 0°C deri në 12°C
zonat bregdetare 3°C deri në 12°C


Shtuar 16.03.2021 13:26

Tags: