Graciano e thotë publikisht: Më kanë ngacmuar 2 djem nga Përputhen

Ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Graciano Merkaj ka qenë në epiqendër të mediave rozë pasi deklaroi se është biseksual dhe se ka punuar si zhigolo. Së fundmi, ai ka qenë i ftuar në “Abc-ja e mëngjesit”, ku ka folur pa dorashka.

“Në fillim e nisa për para dhe pastaj vdes pak të eksploroj. Kanë qenë mbi 65 vjeçe. Nuk krahasohen me plakat e Shqipërisë, janë yje dhe më të mbajtura. Vetëm hera e parë ka qenë e vështirë pastaj është profesion më vete.”, tha Graciano.

Ai foli gjithashtu dhe për paragjykimet që mund të ketë ndeshur pas deklaratave të tij duke shtuar se nuk është penduar sepse është diçka që ai e ka bërë me dëshirë dhe për të cilën ka patur mbështetjen e familjes. Graciano u pyet nga moderatori nëse ka pasur ngacmime nga politikanët shqiptarë, ai tregoi:

“Politikanë të mirëfilltë jo, por njerëz me pozitë. Ndërmjet shoqërisë time, edhe ndërmjet telefonit. Më kanë kërkuar marrëdhënie seksuale për më tepër.”

Përgjatë intervistës, ai u pyet po ashtu në lidhje me deklaratën e bërë kohë më parë, ku Graciano tha se e kanë ngacmuar djemtë e “Për’puthen”. Ish-konkurrenti tha se bëhet fjalë për dy nga djemtë, por zgjodhi që të mos jepte emra konkretë.

Shtuar 16.03.2021 01:03