Shtetasja ukrainase: Po ju rrëfej të vetmen gjë të mirë që bëri Putini

Oksana Ilysevych është një shtetase ukrainase që foli ekskluzivisht për emisionin “Open” në Top Channel mbrëmjen e sotme.

Ajo iu përgjigj një sërë pyetjesh nga gazetarja Eni Vasili, që nga përpjekjet për t’i shpëtuar luftës e deri tek paniku që ka përfshirë kombin.

Si po i përjetoni këto ditë?

Lviv është një qytet i sigurtë për momentin. Ne nuk kemi bombardime si qytete të tjera. Por prindërit e mi janë akoma në Kiev dhe shumë shtëpi janë shkatërruar atje dhe janë në rrezik të vazhdueshëm.

Keni vendstrehime në Lviv nëse lufta vjen deri aty?

E vetmja gjë që mund të bëjmë është të vrapojmë drejt kufirit dhe të largohemi. Lviv është një qytet i organizuar, ka një grup të madh vullnetarësh që ndihmojnë me asistencën për të kaluar kufirin.

Kështu që të gjithë ukrainasit janë të bashkuar. E vetmja gjë që bëri Putin është që na bashkoi neve të gjithë si ukrainas, ne po e ndihmojmë njëri-tjetrin si asnjë herë tjetër.