“Shtëpi e ëmbla shtëpi”, Pogba rikthehet te Juventus

Sërish me parametra zero, këtë herë pas gjashtë vitesh dhe pasi kishin arkëtuar 105 milionë euro. Torino është habitati i Paul Pogba.

Mesfushori ka marrë oferta më të larta financiare, por në fund ka zgjedhur Juventusin ku do të jetë në qendër të projektit.

“La Gazzetta dello Sport” shkruan Pogba ka rënë dakord për një kontratë 3-vjeçare me klubin nga Torino.

Mesfushori, i cili largohet i lirë nga Manchester United, do të përfitojë 7.5 milionë euro në sezon, me bonuse kjo shifër i shkon deri në 10 milionë euro. / h.ll/albeu.com


Shtuar 21.05.2022 10:46