“Shtëpi bari” edhe nëpër Shqipëri,  RENEA dhe FNSH nisin aksionin e vrullshëm

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me operacionin anti-kanabis që ka nisur në rrethin e Krujës që në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Në operacion janë përfshirë mbi 200 efektivë të RENEA e FNSH dhe do të shtrihet edhe në rrethe të tjera, Lezhë dhe Shkodër.

Të ashtuquajtura ‘shtëpi bari’ duket se janë shtrirë tashmë në të gjithë vendin, ku disa raste janë evidentuar edhe më parë në Fier.

Forcat Renea, FNSH e Tiranës, FNSH e Fierit dhe Policia e Durrësit kanë zbarkuar ditën e sotme në zonën e Niklës, Fushë Krujë për zbulimin e parcelave me kanabis.

Pas monitorimeve me drone nga policia e Shtetit dhe nga ajri nga GDF, janë shoqëruar 10 persona ndërsa janë evidentuar kubikë e fidanë kanabisi.

 

 

 


Shtuar 29.05.2021 12:21