Shtatzënë për herë të parë? Enca zbulon si qëndron e vërteta

Enca ka reaguar për herë të parë pas zërave se është në pritje të ëmbël.

Pak ditë më parë Enca publikoi një foto në Instagram ku shfaqej me një fustan roze. Këngëtarja kishte vendosur dorën tek barku dhe kaq mjaftoi që të nisnin aludimet se ajo është në pritje të ëmbël.

Zërat janë mohuar ditën e sotme nga këngëtarja e cila ka publikuar në Instastory një artikull të një media online duke thënë që edhe pesë vite nuk ka në plan të bëhet nënë.

“Edhe nja 5 vite s’e kam në mend. E vetmja pritje ime e ëmbël është për këngën dhe pushimet e rradhës”, shkroi ajo./albeu.com


Shtuar 12.06.2022 20:19