U tha se është shtatëzënë pas publikimit të një fotoje ku mbante në dorë një tullumbace ku shkruhej “Djalë apo vajzë”, Big Mama përgënjeshtron zërat.
“Njerëzve ju intereson gjithçka, unë nuk fsheh asgjë. Nuk jam shtatzënë. Ishte foto që bëra me tullumbace kur u zbulua gjinia e fëmijës, sepse do bëhem hallë. Më kanë fejuar, e martuar por kurrë nuk e kanë gjetur me kë. E kam edhe unë një të kaluar, por kurrë s’do e merrni vesh,”– tha Big Mama e ftuar në “Prive”.
Aktualisht ajo është shprehur se është single, por e lumtur. Megjithatë shtoi se një femër e fortë ka nevojë për një mashkull në krah që ta mbështesë.
“Një femër e fortë ka nevojë për mbështetje, një krah, nuk kërkoj mbështetje materiale, por dikë që të pyesë a je lodh dhe të shoqërojë. Për fat të keq nuk kemi asnjë mbështetje, jam single dhe e lumtur, hajt mere vesh (qesh)”- u shpreh Big Mama.
Rezultatet finale të zgjedhjeve në kohë reale dhe të përditësuara nga burimi zyrtar KQZ këtë vit do të mund ti ndiqni në Dosja.al. Kliko për të parë platformën.
Prej disa kohësh këngëtarja nuk ka sjellë projekte muzikore si pasojë e mungesës së të ardhurave për shkak të pandemisë.
“Muzikën nuk e lë asnjëherë anash. Ndodhi ky kaos dhe na i ndaloi të gjitha. Tani vetëm të dal këtu të shes mend, e të rrej duke thënë se do bëj këtë e atë, kur nuk i kam dy dinarë në xhep. Muzika, videoklipi duan pare, por ku ti marrim paret. S’kemi pas as koncerte dhe as dasma. Vetëm një këngë kam të përfunduar, e përgatita për sezonin e kaluar veror. Por u ndalua gjithçka, do shikoj situatën të shoh si do shkojë,”– u shpreh ajo.
Ajo u shpreh se në muzikë këngëtarët duhet të gjejnë mënyrë për të mbijetuar pasi kohët ndryshojnë dhe se ka bërë të pamundurën për të qëndruar në ekran.