Një 42-vjeçar shqiptar i identifikuar si Klodjan Zoga ka gjetur vdekjen nga hemorragjia në Itali. Mediat italiane shkruajnë se Zoga lindur më 1979 e banues në Poggiardo ka thyer xhamat e vitrinës së një dyqani dhe është prerë edhe vetë.
Ai pati shumë hemorragji dhe pavarësisht se u dërgua në spital, ndërroi jetë. Karabinierët do të marrin dëshmitë e pronarit të dyqanit dhe të dëshmitarëve për të zbuluar shkakun e aktit tragjik./albeu.com