Një automjet, i cili vinte nga Shqipëria, thyen traun e doganës greke të Mavromatit (Qafe-Botë).
Shoferi nuk iu bind urdhrit për kontroll, por theu traun dhe u fut në tokën greke. 6 mjete të policisë greke janë vënë në ndjekje të automjetit për rreth 30 km deri sa i kanë bllokuar rrugën brenda qytetit të Igumenicës.
Në tentativë për t’u larguar, shqiptari ka përplasur një nga mjetet e policisë, por fatmirësisht pa lënduar njeri. Drejtuesi është shoqëruar në policinë e Igumenicës, ndërsa mjeti po i nënshtrohet një kontrolli të imtësishëm./albeu.com