Rama reagon sërish për 4 mln eurot e qeverisë për koncertin e Kanye West: E bëmë që të mos turpëronim Shqipërinë

Në një reagim në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama, është rikthyer sërish të mërkurën te debatet për financimin e koncertit të Kanye West, duke këmbëngulur se ndërhyrja e qeverisë ishte e nevojshme për të mos cenuar imazhin e Shqipërisë dhe për të siguruar realizimin e një aktiviteti me peshë të madhe ekonomike dhe turistike.

Rama tha se 4 milionë euro u vunë në dispozicion “në minutën e fundit”, me qëllim që të shmangej anulimi i koncertit.

Të lidhura

None found

“4 MILIONË EURO në minutën e fundit, për të mos turpëruar Shqipërinë, në sytë e afro 25 mijë të huajve nga 80 shtete që gjermësot kanë blerë me kohë biletat për Kanye West; për të mos humbur një mundësi fantastike promovimi të Shqipërisë Turistike, për një nga komunitetet më të mëdha të botës, dashamirët e muzikës”.

Sipas kryeministrit, ky koncert do të ketë ndikim të ndjeshëm edhe në ekonomi. Ai e krahasoi me finalen e UEFA Conference League, e cila, sipas tij, solli 160 milionë euro të ardhura, ndërsa për shfaqjen e Kanye West qeveria pret rreth 100 milionë euro përfitime.

“Nga ky koncert – në kushtet e vështirësuara artificialisht prej dështakzemërakëve – ne llogarisim jo më pak se 100 milionë euro të ardhura. Mjafton të shihet shpërthimi i rezervimeve në booking.com për të premten, të shtunën e të dielën, për të krijuar një ide të përfitimit direkt ekonomik”.

Rama iu kundërvu edhe atyre që kanë kritikuar përdorimin e fondeve publike për organizimin e koncertit.

“Sorrat dhe korbat e kanaleve sociale janë turrur me një furi glasash duke bërë llogarira perverse prej manipulatorësh të paskrupullt, duke bërë sikur qajnë hallin e popullit dhe deri edhe të sëmurëve me kancer, që do mbeten pa ilaçe si pasojë e ‘koncertit privat’, siç e quajnë djallëzisht”.

Ai theksoi gjithashtu se, qeveria ka shtuar financimet për shëndetësinë dhe për ndihmën sociale.

“Vetëm pak ditë më parë, ne nxorrëm 15 milionë euro plus vetëm për ilaçet e të sëmurëve me kancer dhe 5 milionë për aparatura mjekësore; dyfishuam mbështetjen për personat me aftësi të kufizuar, mbështetëm kujdestarët e tyre, dyfishuam mbështetjen për fëmijët me aftësi të veçanta, dyfishuam financimin e Start Up-eve dhe garancinë sovrane për programin ‘Dyfisho biznesin tënd’”.

Në mbyllje të reagimit, kryeministri i akuzoi kundërshtarët se po përpiqen të frenojnë zhvillimin e vendit.

“Duan të ndalin dhe kthejnë mbrapa Shqipërinë! Me dhunën e arbitraritetit, të sharjeve, të shpifjeve, të akuzave dhe kërcënimeve për këdo që mendon ndryshe prej tyre. Ta harrojnë! Shqipëria nuk ndalet dhe nuk ka asnjë shans të kthehet mbrapsht”.


Shtuar 8.07.2026 09:22

jojobetHoliganbetHoliganbetHoliganbetgrandpashabetultrabetganobetnorabahisKickmatbetpoliwinJojobetMadridbetMadridbetJojobetvaycasinoHoliganbetcasibomJojobetjojobetjojobetjojobetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişchild pornBetpascasibombetciocasibom girişcasibombetistbetciobetcio girişjojobetPusulabet