Një punëtor shqiptar është kthyer në heroin e ditës në Itali.
Ky i fundit mësohet se i ka shpëtuar jetën një italiani që po mbytej.
Burri italian ishte kapur pas një gardhi, ndërsa makina e tij ishte përmbytur nga stuhia. Shqiptari i identifikuar me emrin Agim, raportohet se ka mbërritur në Itali 23 vite më parë me gomone.