Shqiptari breshëri kallashnikovi ndaj ish të dashurës dhe partnerit të saj të ri

Ibrahim Rudi, 21 vjeç, një shqiptar me vendbanim në Galipoli Itali ka qëlluar plot 16 herë me kallashnikov në drejtim të ish-të dashurës së tij dhe partnerit të saj të ri.

21-vjeçari u ndalua nga karabinierët të cilët njofton se ai lëshoi një breshëri kallashnikovi në një grup prej 6-7 personash, përfshirë ish të dashurën e tij.

Ngjarja ndodhi agimin e ditës së sotme. Shënjestrat e të riut fatmirësisht nuk u lënduan.

21-vjeçari është vënë tashmë në pranga. Sipas një rindërtimi fillestar të hetuesve, i riu, me origjinë shqiptare, do të kishte qëlluar për të frikësuar vajzën. Duket se ka pasur një grindje mes të dyve para se të fillonin të shtënat që drejtoheshin në murin e një ndërtese. Sidoqoftë, karabinierët tani po përpiqen të rindërtojnë dinamikën e incidentit.


Shtuar 10.08.2021 18:33