Qytetarët nga Kosova vazhdojnë të zgjedhin Shqipërinë si destinacion për të kaluar fundjavën.
Gjatë së premtes dhe të shtunës, në vendkalimin kufitar të Vërmicës, nga Kosova për në Shqipëri, kanë kaluar 41 mijë e 146 persona dhe rreth 12 mijë automjete, bazuar në të dhënat e Policisë së Kosovës.
Nga Policia e Kosovës bëhet e ditur se gjatë ditë së premte kanë kaluar 5 mijë e 574 vetura me 19 mijë e 374 qytetarë. Ndërsa, vetëm gjatë ditës së djeshme, janë 6 mijë 158 vetura me 21,772 pasagjerë. Po ashtu, gjatë kësaj periudhe kanë kaluar 261 autobusë.
Policia tregon se në tri pikat kufitare gjatë këtyre dy ditëve kanë kaluar gjithsej 23 mijë e 3 vetura me 74 mijë e 567 persona.