Shqiptarët mbajnë vendin e parë, numri i kërkesave për azil në Britani më i larti në dy dekada

Numri i kërkoesave për azil ka arritur në nivelin më të lartë të dy dekadave në Mbretërinë e Bashkuar, sipas të dhënave të Home Office.

Kërkesat për azil kanë qenë gjithsej 78,768, që kanë lidhje me 97,390 persona në vitin që përfundon në qershor 2023, 19 % më shumë se një vit më parë.

Ndërkohë, ishin shqiptarët kombësia më e zakonshme që aplikonte për azil në Britani, me 11,790 aplikime – 7,557 prej të cilave erdhën nga personat që kaluan me gomone Kanalin.

Afganët vinin të dytët me 9,964 aplikime, pothuajse dyfishi i numrit në 12 muajt e mëparshëm (5,154).

Më shumë se 19,000 emigrantë kanë mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar pasi kaluan Kanalin deri më tani këtë vit, me 345 persona që kaluan të mërkurën.

Statistikat e sotme të emigracionit zbuluan se numri i rasteve të azilit ka arritur një rekord të ri.

Një total prej 175,457 personash prisnin një vendim fillestar për një kërkesë për azil në Mbretërinë e Bashkuar në fund të qershorit 2023, 44% më shumë nga 122,213 në fund të qershorit 2022, shifra më e lartë që nga fillimi i regjistrimeve aktuale në 2010.

Numri i azilkërkuesve që prisnin më shumë se gjashtë muaj për një vendim fillestar ishte 139,961 në fund të qershorit, 57% më shumë nga viti në vit nga 89,231 dhe një tjetër rekord.

Rritja ishte ‘për shkak të më shumë rasteve që hynë në sistemin e azilit sesa marrja e vendimeve fillestare’, tha Home Office.

Megjithatë, numri i çështjeve që presin një vendim është rritur me më pak se 1% në tre muajt deri në fund të qershorit, duke sugjeruar se rritja po ngadalësohet.

Janë marrë 23,702 vendime fillestare për aplikimet për azil në Mbretërinë e Bashkuar deri në qershor 2023, me 61% më shumë nga 14,730 në vitin deri në qershor 2022.

Gjithashtu mbi 20.766 vendime të marra në vitin kalendarik para pandemisë 2019.

Stephen Kinnock, ministri i emigracionit në hije i laburistëve, tha: “Këto statistika të reja paraqesin me terma të qartë kaosin e plotë që konservatorët kanë krijuar në sistemin e emigracionit dhe azilit”.

“Numri i mbetur i azilit ka arritur një rekord të ri, me 175,000 njerëz që presin tani për vendime.
Vetëm një për qind e 45,000 rasteve të varkave të vogla të vitit të kaluar kanë marrë një vendim dhe numri i azilkërkuesve të dështuar që janë kthyer është gjithashtu një rënie e madhe 70 për qind që nga viti 2010. Ky është një rekord katastrofik për Kryeministrin dhe Sekretarin e Brendshëm”.

“Me këtë nivel keqmenaxhimi, ka shumë pak perspektivë për të reduktuar faturën jashtëzakonisht të lartë për dhomat e hoteleve për të gjithë ata që kanë mbetur në harresë, duke i kushtuar aktualisht taksapaguesit britanik 6 milionë paund në ditë”.

 

 


Shtuar 24.08.2023 14:24