Shqiptarët masivisht në votime, Rama nuk e zë vendi: Nga selia ikën në Kryeministri

Kryeministri Edi Rama ka udhëtuar nga selia e PS drejt Kryeministrisë vetëm pak minuta më parë.

Deri më parë ai qëndronte në PS ku po vëzhgon votimin e shqiptarëve të cilët sot vendosin fatin e tij nëse do e marrë apo jo një mandat tjetër.

Pas votimit, kryeministri në një deklaratë të shkurtër për mediat tha se sot është një ditë e bukur, që qytetarët të gjuajnë penalltinë e tyre, pra votën.

Rama: Është një ditë shumë e bukur. Një ditë fantastike, sot është dita që të mos ushqejmë asnjë ndjenjë negative ndaj askujt që me votën e vet shpreh një opinion tjetër.

Sot jemi një familje e madhe në një atdhe, mos të harrojnë se demokracia është sport pa spektator, sport që secili të zbresë në fushë dhe të gjuajë penalltinë e tij.

 


Shtuar 25.04.2021 16:27